Mbahet sot protesta e radhës nga opozita para bashkisë së Tiranës. Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë.
Ndërkohë, efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar në kordon hyrjen e bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.