Ukraina ka arritur të marrë pikët e para në Euro2024 duke mundur Sllovakinë 2-1.
Të parët që shënuan ishin sllovakët me Schranz në minutën e 17’ në pjesën e parë por me nisjen e së dytës ukrainasit barazuan me Shaparenkon në minutën e 54’ para se të vulosnin fitoren me Yaremchuk në minutën e 80’.
Situata në Grupin E është mjaft interesante pasi të gjitha ekipet janë në garë për një vend në turin tjetër.
Mbrëmjen e nesërme Rumania ka një përballje interesante me Belgjikën që nuk ka asnjë pikë në llogari megjithatë mbetet në garë për më tej edhe nëse mundet ndaj Rumanisë pasi e luan ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës.
Aktualisht grupin e kryeson Rumania me 3 pikë dhe po aq pikë kanë edhe Ukrainë me Sllovakinë.