Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ironizon Bashën e Këlliçin: Njëri lyente flokët, tjetri aq sa mbjell flokë në kokë ne kemi bërë shkolla


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka ironizuar Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë teksa tha se “sa goma djegin ata, ne kemi ndërtuar shkolla të reja”.

Ndërsa nuk ka lënë pë fshikulluar edhe ish-kryebashkiakun Basha duke thënë se e kishte mendjen vetëm të lyente flokët.

“Më pyesin njerëzit pse nuk u përgjigjesh atyre. Po kujt t’i përgjigjem? Aq goma sa djegin ata, ne kemi ndërtuar shkolla të reja. E kisha atë kandidatin në zgjedhje dhe u rrah me 60 mijë vota. E shoh në çdo protestë, ka më shumë flokë. Aq sa mbjell ai flokë në kokë, ne kemi bërë shkolla në Tiranë. Është diferencë shumë e madhe. Sot, të jesh në opozitë është super sport. Ti mund të shkosh të djegësh goma te Parlamenti, te Kryeministria, te Bashkia. Ky vetëm lyen flokët. Thashë me vete ku i del koha këtij, se s’ka bërë asnjë shkollë, vetëm lyen flokët! Kjo është të qeshësh e të qash. Viti 2024, varianti i opozitës është digj goma, mbill flokë. Ky është varianti i tyre”, tha Veliaj gjatë një takimi me mbështetësit e PS-së në Njësinë 11 në Laprakë.