Vendosni fjalën kyçe....

Under Armour do paguajë 434 milionë dollarë për të zgjidhur padinë


Under Armour tha të premten se ka rënë dakord të paguajë 434 milionë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive të vitit 2017, që e akuzon prodhuesin e veshjeve sportive për mashtrimin e aksionarëve për rritjen e të ardhurave të saj në mënyrë që të përmbushë parashikimet e Wall Street.

Zgjidhja e propozuar, që i nënshtrohet miratimit të gjykatës, shmang një gjyq të planifikuar më 15 korrik në gjykatën federale të Baltimores.

Padia e aksionerëve akuzoi prodhuesin e veshjeve dhe kreun Kevin Plank se i mashtronte ata qëllimisht në lidhje me shëndetin financiar të kompanisë.

Në vitin 2021, kompania me bazë në Baltimore kishte rënë dakord të paguante 9 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime (SEC) që mashtronte investitorët në lidhje me rritjen e të ardhurave të saj.

SEC në hetimin e saj zbuloi se Under Armor nuk arriti t’u zbulojë investitorëve se përdori një taktikë shitjesh për të përshpejtuar ose “tërhequr përpara” një total prej 408 milionë dollarësh në porositë ekzistuese në gjysmën e dytë të 2015.

Under Armour tha se synon të paguajë shumën e shlyerjes prej 434 milionë dollarësh me para në dorë, si dhe duke përdorur kredinë e saj prej 1.1 miliardë dollarësh.

Under Armour tha se ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka hyrë në këtë marrëveshje në parim, e cila nuk është një pranim i fajit apo keqbërjes.