Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Durrës pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak ndërsa ka qenë duke drejtuar makinën.
Ngjarja ka ndodhur te Ura e Dajlanit ku i riu me iniciale A.H. është përplasur lehtë me trafikndarësen pasi më herët dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër.
Njoftimi
“Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”