Vendosni fjalën kyçe....

Dibër, shpërndante lëndë narkotike në doza, në pranga 27-vjeçari


Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë nga policia pasi në automjet iu gjet një sasi kanabisi të ndarë në doza.

Ndërkohë po vijon hetimi për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjeçarin të identifikuar si M.Gj, konkretisht  M.A.; M.Ç.;  B.H.; E.V.;  të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”. 

Arrestimi i të riut u krye në kuadër të Megaoperacionit “Tempulli 3.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

“Vijon intensivisht zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”. 

Si rezultat, goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër,  bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”.   

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolit në automjetin që ky shtetas drejtonte,  Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjecarin, konkretisht shtetasit  M.A.; M.Ç.;  B.H.; E.V.;  të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.