Dhjetëra mijëra protestues me flamuj izraelitë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu janë mbledhur në Tel Aviv, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
Protesta të mëdha kanë ndodhur të shtunën në qytetin izraelit në baza javore lidhur me trajtimin e Netanyahut të luftës gati nëntë-mujore në Gaza.
Shumë protestues mbanin pankarta ku lexonin “Ndalo luftën” ndërsa njerëzit ishin mbledhur në rrugët kryesore të qytetit më të madh izraelit.
Organizata e protestave antiqeveritare Hofshi Israel tha se më shumë se 150,000 njerëz morën pjesë në tubim, duke e quajtur atë më të madhin që kur Tel Avivi filloi një luftë në Gaza.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TRT world