Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk heqim dorë nga vlerat euroatlantike me të cilat lindi PD-ja


Pas takimit me drejtuesit politik të jugut ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat e larta të demokratëve euroatlantikë të PD të Tiranës dhe veriut.

Takimet janë zhvilluar në kaudrin e organizmiti të strukturave për vijmin me shpalosjen e programit dhe ekipit në gjithë Shqipërinë, aktivitete për të cilat Lulzim Basha ka këmbëngulur se nuk do të pengohen nga padrejtësia e pësuar në 11 qershor, pasi sipas tij alternativa që qytetarët presin do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Strukutrat e shtrira në të gjithë vendin, një program reformues për të gjitha shtresat e shoqërisë, si dhe një ekip i shkëputur nga hijet e errëta të së shkuarës, larg etheve të SPAK, mundësojnë që alternativa e demokratëve euroatlantikë të jetë me çdo kusht në zgjedhjet e ardhshme,  tha Basha.

“Pazari i 11 qershorit ishte një padrejtësi, pjesë e pazarti të Ramës dhe Berishës të nisur me amnistinë, asgjesimin e Reformës Zgjedhore, në një aleancë të errët kundër SPAK, për hallet e përbashkëta me drejtësinë.

Ata kanë frikë nga fillimi i fundit i pandëshkueshmërisë, prandaj bëjnë çdo gjë për të na penguar, sepse vetëm duke mbajtur në këmbë njëri-tjetrin, mbajnë në këmbë sistemin që ndërtuan bashkë në 2008-ën, të qepur sipas interesave të tyre dhe klientelës së tyre.

Po iku Berisha ikën Rama, po iku Rama ikën dhe kasta e shushunjave me interesa ekonomike korruptive, që kanë asfiksuar sipërmarrjen e ndershme dhe familjet shqiptare.

Sidoqoftë ne nuk heqim dorë nga vlerat euroatlantike me të cilat PD lindi, guri i themelit i identitetit tonë, që sot kërcënohen për hallin personal të Berishës dhe për interes të Ramës, që e di mirë që pa gogolin Berisha nuk qëndron dot në pushtet.

Ne as nuk ndalemi as nuk tërhiqemi nga misioni ynë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën dhe ekipin që do të sjellë shpresë dhe ndryshim për vendin. Kemi programin më të mirë, kemi njërëz të vlerave, kemi struktura anembanë vendit, gati për fushatë, prandaj ta intensifikojmë punën pa humbur asnjë moment, për të shpalosur alternativën e vetme që kanë sot shqiptarët.

Ta bëjmë këtë në dialog me shqiptarët, me grupet e interesit, me faktorët ekonomik dhe politik, që nuk duan të dëgojnë më debate për vula e logo, por për debate që trajtojnë hallet e tyre dhe që kanë në qendër zgjidhjet që ne kemi ofruar në Kuvendin Programor të 1 qershorit.

Ne besojmë se drejtësia do të bëjë drejtësi,dhe ne nuk do të ndalemi se kerkuari drejtësi deri në hallken e fundit të drejtesisë europiane. Ne nuk do të pranojmë padrejtësine e cila nuk duhet të jete me normë në këtë vend e përmes sa të mbahez peng Shqipëria.

Në çdo rast, ne jemi gati dhe do t’u japim shqiptarëve mundësi të zgjedhin ndryshimin, të zgjedhin një alternativë që nuk ka lidhje me korruspionin e Ramës dhe kaosin e nxitur prej hallit personal të Berishës.

T’u japim shqiptarëve   mundësi të ndahen nga e shkuara, sepse e shohim përditë e më shumë se shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë se Shqipëria meriton më shumë se loja mes Ramës dhe Berishës, që po mban peng vendin.” – tha Basha.