Shqipëria do të jetë me një lojtar më pak në takimin ndaj Spanjës, kjo pasi Mirlind Daku është dënuar me dy ndeshje pezullim nga fusha e blertë.
Dënimi për sulmuesin nga Gjilani erdhi, pasi pas ndeshjes me Kroacinë më 19 qershor kishte ofenduar serbët dhe maqedonasit e veriut.
Lajmin për dënimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku. Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Daku luajti vetëm 10 minuta në “EURO 2024”, ato ndaj Kroacisë