Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet evropiani për Shqipërinë


Shqipëria e ka mbyllur me humbje Euro 2024.

Kuq e zinjtë u mundën në sfidën e fundit të fazës së grupeve me rezultatin 0-1 nga Spanja.

Grupin B, Shqipëria e mbylli me vetëm 1 pikë pas barazimit që mori me Kroacinë.

Me këtë humbje Shqipëria e mbyll ecurinë e saj në Euro 2024 me tre gola të shënuar.

Golat në këtë evropian u shënuan nga Bajrami që shënoi golin ndaj Italisë dhe në sfidën me Kroacinë shënuan Gjasula dhe Laçi.

Rrugëtimi i djemëve të drejtuar nga Sylvinho nuk do mbetet pa gjurmë në këtë kampionat evropian. Goli i Nedim Bajramit ndaj Italisë është goli më i shpejtë në evropian pasi u shënua në sekondën e 23 të sfidës. 

Tifozeria shqiptare ishte masivisht e pranishme në stadium ashtu edhe në qytetet gjermane, duke krijuar atmosferë dhe mbështetje për lojtarët.