Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky shkarkon komandantin e lartë ushtarak


Udhëheqësi ukrainas Vladimir Zelensky ka zëvendësuar komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të tij ushtarake, Gjenerallejtënant Yury Sodol, mes pretendimeve se paaftësia e supozuar e Sodol “ka vrarë më shumë ushtarë ukrainas se çdo gjeneral rus”.

Pas një takimi me udhëheqjen ushtarake të hënën, Zelensky njoftoi se Sodol do zëvendësohej menjëherë nga Gjeneral Brigade Andrey Hnatov. Zelensky nuk shtjelloi se pse u shkarkua Sodol, por thirrjet për shkarkimin e gjeneralit kishin ardhur më parë nga zinxhiri komandues.

Si komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta, Sodol mbikëqyri operacionet e kombinuara të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore të vendit. Brenda strukturës së ushtrisë ukrainase, ai iu përgjigj vetëm komandantit të përgjithshëm Aleksandr Syrsky.

Në një postim në kanalin e tij Telegram më herët të hënën, komandanti në detyrë i Brigadës Azov Bogdan Krotevich tha se ai i kishte shkruar një letër Byrosë Shtetërore të Hetimeve të Ukrainës (SBI) duke kërkuar që Sodol të hetohej për paaftësi.

Sodol “për mendimin tim, ka vrarë më shumë ushtarë ukrainas se çdo gjeneral rus”, shkroi Krotevich, duke shtuar se çdo sukses ukrainas në fushën e betejës nuk ishte “për shkak të urdhrave të tij, po për shkaktë moszbatimit të tyre”.