Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për kryeministër i ekstremit të djathë në Francë, premton se do ndalojë personat me dy shtetësi të punojnë në punë strategji


Premtimi i Tubimit Kombëtar, partisë së ekstremit të djathtë për t’i ndaluar personat me dy shtetësi nga disa punë shtetërore në Francë është kritikuar nga e majta dhe centristët të cilët thanë se kjo lë shije të diskriminimit më të gjerë që mund të futej në vend nëse partia e Marine Le Pen vjen në pushtet në zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut, raporton The Guardian.

Jordan Bardella, i cili synon të bëhet kryeministër nëse partia fiton shumicën absolute në parlament, njoftoi këtë javë se personat me shtetësi të dyfishtë do të përjashtoheshin nga “postet më strategjike të shtetit”, të cilat do të rezervoheshin për qytetarët francezë.

Në një propozim që shkaktoi alarm, ai tha se do të zbatohej për pozicionet strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Marine Le Pen, e cila do të kandidojë për presidente për partinë kundër imigracionit në vitin 2027 tha se do të publikohej një listë që mund të ndryshohej rregullisht sipas “problemeve gjeopolitike”.

Macron thirri zgjedhje të parakohshme këtë muaj kur centristët e tij u mundën nga partia e ekstremit të djathtë në zgjedhjet europiane.

Sondazhet aktuale tregojnë se partia e Le Pen mund ta marrë numrin më të madh të vendeve në parlament, e ndjekur nga e majta, por është e pasigurt nëse ata do të jenë në gjendje ta arrijnë një shumicë absolute.