Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi denoncoi sot qeverinë se ka nisur intimidimet për punonjësit e administratës që të deklarojnë votat personale dhe ato të familjarëve.
Po kështu ai tha se PD-ja ka ngritur çështje për hetim e verifikim për ligjin për shkëmbimin e pronës shtetërore mes shtetit e privatit, që sipas tij është skemë korruptive.
“Teksa nga ana tjetër kanë nisur intimidimet për punonjësit e administratës, ata që detyrojnë të deklarojnë votat jo vetëm personalet por edhe të familjarëve. Ndërkohë që ne kemi ngritur edhe një çështje për hetim dhe verifikim, është një ligj korruptiv që u votua nga ata në Parlament, ligj për shkëmbimin e pronës shtetërore mes shtetit dhe privatit. Ka nisur skema korruptive e shitjes së këtyre pronave shtetërore dhe duhet të verifikohet kush qëndron pas projekteve të tyre, si ajo e ATSH, e tatimeve apo e parkut të Kuvendit të Shqipërisë. Pronat e shqiptarëve janë duke iu dhënë të afërmve të qeveritarëve dhe kuvendi është kthyer në një noter.” – tha Bardhi.