Vendosni fjalën kyçe....

Artan Lame del nga SPAK pas më shumë se dy orësh


Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë së Kadastrës ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit pas më shumë se dy orësh. Mesditën e kësaj të mërkure, Lame u paraqit në SPAK.

Sipas  gazetares  se News24, Klodiana Lala, Lame u thirr për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK.

Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.