Vendosni fjalën kyçe....

Meta ndaj SPAK: Shejtan-budalla që izolon Berishën


Partia e Lirisë mbajti sot një konferencë organizative për Tiranën, ku Ilir Meta, kryetari i partisë, akuzoi SPAK-un.

Ai deklaroi se 1 milion shqiptarë nuk do të largoheshin nga vendi nëse Shqipëria nuk do të ishte kthyer në parajsë të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Meta theksoi se në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, që ndihmon mafian italiane dhe rumune.

Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se drejtësia aktuale garanton pandëshkueshmëri për Narkoshtetin dhe shërben interesave elektorale të Kryeministrit.

“SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik”, u shpreh Meta.