Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë makina në Qafë Thanë, shpëton shoferi


Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në rrugën Qafë Thanë-Pogradec.

Makina “Ford” drejtohej nga B.M. banues në Korçë i cili fatmirësisht ka mundur të dalë duke mos u dëmtuar.

Mjeti ka pësuar dëme të shumta si pasojë e flakëve ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

“Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.”