PD-ja ka sqaruar datën e protestës së ardhshme që është lënë me 11 korrik.
Kreu i selisë blu në arrest shtëpie tha në mbledhje, ku mori pjesë virtualisht se bashkimi i qytetarëve është jetik për vendin.
Berisha theksoi gjithashtu se kryeministri Rama ka humbur çdo ligj e moral dhe qëndron në pushtet me ndihmën e narkobandave.
“Ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare përballë Edi Ramës i cili ka humbur çdo gjë, ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij me pushtet dhe jashtëpushteti që qëndron në zyrë. Shumë më shpejt se mund ta mendohet, qeveria teknike krijohet në Shqipëri. Topi është në anën e opozitës.” – tha Berisha në mbledhjen e kryesisë.