Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja “Shqipëria bëhet” kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Manastirliun e Beqajn dhe dy ish-drejtorët e QSUT


Lëvizja “Shqipëria bëhet” kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, 2 ish-paraardhësit e saj dhe dy ish-drejtorët e QSUT për “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.

Në kallëzimin e Lëvizja “Shqipëria bëhet” përfshihet emri i Albana Koçiut, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj si dhe dy ish-drejtorët e QSUT.

Pak ditë më parë dolën përgjimet për skandalin në Onkologjik, ku mjekë dhe infermiere drejtonin pacientët drejt spitaleve private.