Vendosni fjalën kyçe....

“Xibraka”, Bradhi publikon shkresën e Dumanit: Kallëzimi im solli rihapjen e dosjes penale


Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, iu përgjigj përmes rrjeteve sociale, Kryeministrit Edi Rama, madje duke publikuar për herë të parë përgjigjen e kreut të SPAK, Altin Dumanit, që konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur për shkak të kallëzimit të Gazment Bardhit.

Reagimi i Bardhit dhe publikimi i përgjigjes së Dumanit erdhën pasi më parë Edi Rama shprehej se nuk ka pasur fare kallëzim në Prokurorinë e Posaçme dhe për gishtin e akuzave, Bardhi do duhet të përgjigjet para ligjit.

 

Reagimi i Bardhit

Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po morë budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!

 

1