Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Lezhë


Një adoleshent 15-vjeçar me inicialet B.H është raportuar se është  vetëplagosur  me një armë zjarri në Lezhë.

Ai dyshohet se ka gjetur një pistoletë dhe e ka marrë atë në banesë.

Në përpjekje për ta pastruar armën, aksidentalisht është plagosur në këmbë. Pas ngjarjes, 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

“Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është  vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.