Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Mos u habisni kur Gjiknuri e Bylykbashi të mbyllin listat, janë në pazar për “Zgjedhoren”


Mungesa e konsensusit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, e pranuar një ditë më parë nga përfaqësuesit Gjiknuri dhe Bylykbashi, duket se do të çojë në dështimin e saj.

Ish-bashkëkryetari i opozitës në Komisionin e Posaçëm, Enkelejd Alibeaj, e cilëson këtë situatë si një pazar mes dy partive për të ruajtur sistemin e vjetër politik.

Alibeaj shprehu dyshime se përfaqësuesit e PD-së nuk janë të interesuar për një zonë të vetme zgjedhore, që do të ulte numrin e mandateve të PS-së me të paktën 6.

Ai paralajmëroi se mungesa e konsensusit rrezikon të delegjitimojë zgjedhjet e vitit 2025. “Çfarë ndodhi, është asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa ruajtja e sistemit të vjeter politik në një pazar okult të shëmtuar me njëri-tjetrin! Për të mbrojtur secili pronën e vet! Për t’u mbrojtur nga SPAK. Mos u çudisni, kur një natë para seancës së fundit dikush të nxjerrë një amendament për të mbyllur listat, që do votohet nga 110 e kusur deputete si u votua amnistia”, tha ai.

“Çfarë ndodhi, është asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa ruajtja e sistemit të vjeter politik në një pazar okult të shëmtuar me njëri-tjetrin! Për të mbrojtur secili pronën e vet! Për t’u mbrojtur nga SPAK. Mos u çudisni, kur një natë para seancës së fundit dikush të nxjerrë një amendament për të mbyllur listat, që do votohet nga 110 e kusur deputete si u votua amnistia.

Shqipëria 1 zonë, ia hiqte Ramës së paku 6-8 mandate që i fiton qyl në tavolinë. Vetëm kështu i hiqej avantazhi i padrejtë që fitoi në 2020 me heqjen e koalicioneve. Rama gjithësesi, nuk mundet nëse bëhen bashke partitë e vjetra të halleve të mëdha (qofte edhe ne koalicion), por vetem nese mundësohet të bëhen bashkë shqiptarët. Mohimi i së drejtës së votës efektive të shumicës së shqiptarëve që ndodhen jashtë Shqipërisë, i bën zgjedhjet e ardhshme jolegjitime”- deklaroi Alibeaj.