Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën se ka kërcënuar një polic pasi ky i fundit bllokoi gomonen e shokut të tij.
Autori, Sherif Genica, banues në fshatin Ndërmenas, akuzohet për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
“Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit uniformat blu i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.