Publikohen rezultatet e Maturës Shtetërore për lëndët me zgjedhje. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Nëpërmjet një njoftimi në rrejtin social Facebook ka vendosur dhe link-et përkatëse për rezultatet e publikuara.
Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 26 537 maturantë. 630 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare është 7.51.
Kujtojmë që provimet për këtë vit nisën me datë 3 qershor me proviminin e gjuhës së huaj, i cili u pasua nga ai letërsisë me 10 qershor, i matematikës me 18 dhe i lëndëve me zgjedhje me 24 qershor.
Këtë vit u testuan 28 mijë Maturantë.