Nëndrejtori i Përgjithshëm i doganave Ergys Hoxha po hetohet nga Prokuroria e Durrësit në lidhje aferë që ka të bëjë me zhdoganimin e makinave.
Sipas Portalit Prapaskena zhdoganimi është bërë nga kunati i tij doganier Endrit Pëllumbi si dhe Drejtori i Hetimit Doganor, Artur Sejati.
Më konkretisht, nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ergys Hoxha, i janë zhdoganuar dy makina në Doganën e Durrësit, i cili ka deklaruar se i ka blerë më lirë në Gjermani me qëllim uljen e detyrimit doganor.
Sipas dokumenteve të publikuara nga portali prapaskenat nëndrejtori i përgjithshëm i doganave, në datën 21/09/2020 ka zhdoganuar autoveturën e markës Range Rover Sport 4.367 cc, vit prodhimi 2017 ku vlera e deklaruar e saj është 27 mijë euro.
Ndëkohë që sipas deklaratës doganore gjermane vlera e këtij automjeti është 47 mijë euro.
Më tej në datë 04/12/2018 nëdrejtori i doganave Ergys Hoxha ka zhdoganuar nëpërmjet kunatit të tij autoveturën e markës Audi A5 1.968 cc, vit prodhimi 2016 ku vlera e deklaruar në zhdoganim është 21.400 Euro ndërkohë që vlera e makinës është 33.400 Euro.
Në të dyja rastet, doganieri që ka bërë vlerësimin doganor të makinave është pikërisht Endrit Pëllumbi, kunati i Ergys Hoxhës.
Dy rastet janë thjeshtë një ilustrim dhe maja e ajsbergur të batërdisë në dogana, krerët e të cilave posedojnë vila dhe hotele, makina luksoze, lëvizin çantat me para dhe ngrenë traun edhe për ngarkesat e kokainës.
Dosja është në duart e prokurorit Pali Deçolli, i cili po heton për disa vepra penale si kontrabandë me mallra të tjer falsifikim i dokumenteve si dhe për fshehje të të ardhurave.
VINI RE: Dokumentat janë publikuar në Portalin Prapaskena