Vendosni fjalën kyçe....

Shmanget ngjarja e rëndë në Shkodër


Një tentativë vetëvrasjeje është shmangur në Shkodër pas ndërhyrjes së policisë.

Dyshohet se mëngjesin e sotëm, një adoleshent ka tentuar të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Fatmirësisht me ndërhyrjen e shpejtë të policisë tragjedia e mundshme u shmang. Adoleshenti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi

“Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.”