Franca ka arritur që të sigurojë kalimin në çerekfinale me shumë vështirësi.
Francezët iu falën goditjes së Randal Kolo Muani, e cila u devijua nga Jan Vertonghen, për të përfunduar në portën e Casteels.
Deri në atë moment, Franca po dominonte në çdo aspekt të lojës, duke pasur raste shumë të mira për shënim.
Në këtë fazë, Franca arrinte pasi doli e dyta në grup, derisa njëjtë ishte edhe gjendja e Belgjikës, e cila me sonte u përshëndet nga “EURO 2024”.
Në fazën tjetër, kombëtarja e Francës luan ndaj fituesit të ndeshjes Portugali – Slloveni.