Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi t’i jepte fund jetës para SPAK-ut, reagon Prokuroria e Posaçme: Kërkoi verifikim por nuk priti


Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur ditën e sotme ku një qytetar piu  fostoksinë përpara ambienteve të SPAK-ut dhe u dërgua në spital.

Sipas SPAK-ut, shtetasi Pal Trashaj kishte shkuar të oficeri i informacionit duke kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së.

SPAK-u thotë se çështjet Trashaj i ka me një prokurori të një juridiksioni të përgjithshëm që në vitin 2022.

Ndërkohë që oficeri i informacionit i ka thënë të priste derisa të njoftonte hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij, qytetari dli jashtë dhe nuk u kthye.

Më pas SPAK-u sqaron se në ambientet e jashtme pas disa orësh janë parë shërbimet e urgjencës spitalore ku dhe është informuar rreth veprimeve të Pal Trashajt.

“Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. 

Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. 

Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj”-thuhet në njoftimin e SPAK-ut.