Zbardhen emrat që kandidojnë për kreun e Gardës së Republikës. Burime bëjnë me dije se janë 6 emra që kanë aplikuar për kreun e Gardës, mes tyre dhe një femër.
Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor. Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm.
Vihet re se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka konkurruar për drejtimin e Gardës e Republikës.
Artan Didi
Dritan Osmani
Krenar Carcani
Klajdi Hajredinaj
Ermal Onuzi
Jona Lamko