Mbrojtësi italian Rikardo Kalafiori duket se do të mbyllë këtë verë aventurën e tij te skuadra e Bolonja-s, ku bëri një paraqitje të shkëlqyer, deri në kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sipas “Corriere Dello Sport, për mbrojtësin 22-vjeçar ka një interes të madh si në Serie A ashtu dhe jashtë saj. Kështu, Juventusi është ekipi italian që po këmbëngul më shumë, por konkurrenca është e madhe.
Për Kalafiori, i pafat në Euro 2024 me një autogol që i dha fitoren 1-0 Spanjës ndaj Italisë, janë interesuar Çelsi dhe Arsenal në Premier Ligë. Madje mësohet se Arsenal ka bërë edhe ofertën e parë, 47 milionë euro.
Lojtari ka ende edhe tri vite kontratë me Bolonja-n, por vështirë se do të qëndrojë sërish te kjo skuadër. Duket se Anglia do të jetë destinacioni më i mundshëm edhe pse në fund do të vendosë dëshira e lojtarit, nëse do të lërë apo jo Italinë.