Degjeneron debati në Kuvend/ Bardhi- Braçes: Gore! Vratë njerëz para derës së SPAK, Deputeti socialist: Kurvë! Mbyll gojën
Ka kaluar në ofendime debati në kuvend mes kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe deputetit të PS-së, Erjon Brace. E ndërsa Bardhi fliste nga foltorja, Braçe reagonte nga vendi i tij por nuk e kishte mikrofonin të ndezur.
Bardhi: Gore ça ke!… Ça ke …
Braçe: Kurvë! Mua… Ca ke mbyll gojën se..
Gazment Bardhi: E mos guxo mbaj vendin tënd. Mos fol zëdhënës i krimit të organizuar e korrupsionit.
Braçe…. (Nuk dëgjohet)
Bardhi: Vrave njerëz në derën e SPAK! Ti e vrave . ti e qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditë e këqija e i keni lënë rrugë. Ju ka sjellë si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele.
Lindita Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit.