Vendosni fjalën kyçe....

Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë në spital 62-vjeçarja në Korçë


Policia bëri me dije se shtetasja L. A, 62-vjec ndërroi jetë në spital, ku u dërgua për ndihmë mjekësore.

Kanë qenë familjarët e saj që kanë konstatuar gjendjen e rënduar të 62-vjeçares dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.