Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në qafën e Llogarasë, Ministria e Mbrojtjes: Të shmanget qarkullimi në këtë rrugë


Ministria e Mbrojtjes ka bërë apel qytetarëve të shmangin qarkullimin në qafën e Llogarasë për shkak të zjarrit që ka përfshirë zonën.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke krijuar tym të dendur që mund të vështirësojë qarkullimin e mjeteve.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.