Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Pa u arrestuar Erion Veliaj s’ka drejtësi, SPAK s’i bën dot për budallenj qytetarët


Sekretari Organizativ në PD, Klevis Balliu tha në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë se pa u arrestuar Erion Veliaj nuk mund të ketë drejtësi.

Ai tha se abuzimet e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë janë të panumërta ndërsa solli si shembull blerjen me çmime stsratosfrike të pishave dhe palmave në që u mbollën në autostradën Tiranë-Durrës.

“Shpreh mirënjohjen ndaj qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale. Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Është ai që ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro. Është kthyer Bashkia e Tiranës në një vend ku vjen një Rilindas, ikën një tjetër, marrin disa para e ikin në shtëpi. As SPAK e askush nuk i bën dot për budallenj qytetarët e t’ju thotë që nuk dintë gjë Veliaj e Rama”, tha Baliu.