Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç reagon ndaj Kurtit: Ai dëshiron luftë dhe të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkan


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komentoi opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Vuçiç deklaroi se Serbia do të vazhdojë të armatoset si një masë parandaluese kundër individëve agresivë si Albin Kurti dhe të tjerëve.

Ai gjithashtu tha se Kurti dëshiron të veshë uniformën dhe të aktrojë si një “Zelensky i vogël” në Ballkanin Perëndimor.

“Tani ati besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy palët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet këtë, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur”. 

“Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarisht, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen.

A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktorë parandalues ndaj tipave agresivë si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha Vuçiç.