Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët oborri i banesës në Gjirokastër, policia nis hetimet


Oborri i një banese në lagjen Zinxhiria të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes. Sipas gazetares Brikena Metaj, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi banorët janë në emigrim. Pas njoftimit për zjarrin, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe vunë nën kontroll flakët.

Lagjja Zinxhiria, e njohur për komunitetin rom që banon aty, ende nuk e ka të qartë shkakun e zjarrit. Policia ka ngritur një grup hetimi që po punon për të zbardhur detajet e incidentit.