Vendosni fjalën kyçe....

EURO 2024 – Franca në gjysmëfinale, mposht Portugalinë nga penalltitë


Franca është gjysmëfinalistja e dytë pasi mposhti Portugalinë nga pikat e bardha të penalltive.

90 miuntutat dhe koha shtesë përfunduan në barazim pa gola pavarësisht rasteve të krijuara nga skuadrat.

Lojtarët francezë u treguan të saktë nga pika e bardhë e 11 metërshave ndërsa portugezët gabuan me Joao Felix.

Me kualifikimin e Francës është përcaktuar edhe gjysmëfinalja e parë ku Spanja do luajë ndaj Francës.