Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier.
Dy persona mësohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.
Si pasojë e përplasjes, është krijuar trafik i rënduar deri në afërsi të Savrës.