Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor seancë për të dhënat e sistemit TIMS, dalin emrat e dëshmitarëve të radhës


Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të mbajë një mbledhje më 10 korrik 2024.

Sipas njoftimit të publikuar, seancat do të zhvillohen me dëshmitarët që mund të kenë informacion lidhur me vjedhjen apo sulmet kibernetike në sistemin TIMS.

Mbledhja do të fillojë rreth orës 10:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00, me secilin dëshmitar që do të ketë 1 orë kohë për të dhënë dëshminë e tij.

Njoftimi:

Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;

Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;

Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;

Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.