Himara do të përsërisë zgjedhjet më 4 gusht, pasi KQZ mori vendimin për heqjen e mandatit Fredi Belerit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, kandidat nga mazhoranca u votua Vangjel Tavo.
Ndërkohë pas arrestimit të Fredi Belerit, në krye të Bashkisë Himarë për 10 muaj qëndroi Jorgo Gogo, por edhe ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK për tjetërsim pronash.
Pas Jorgo Goros, Bashkia Himarë u komandu nga dy kryetarë të tjerë të komanduar si Arqile Bollano dhe Blerina Bala.