Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin në Gjykatën e Lartë


Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Berisha ashtu edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.