Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçar në Shijak


Një 40-vjeçar i identifikuar si shtetasi me iniciale K.H, është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme rreth orës 16:00, në një godinë të braktisur në Shijak.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka humbur jetën nga ndonjë ngjarje kriminale.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.