Spanja ka arritur të shkojë në finale të Evropianit 2024 që zhvillohet në Gjermani.
“Furia e kuqe” mundi me përmbysje Francën në sfidën e zhvilluar në Munchen Arena.
Franca në minutën e 9-të zhbllokoi rezultatin me Kolo Muani.
Spanjollët barazuan rezultatin me 16 vjeçarin, Yamin Yamal i cili shënon një gol spektakolar në portën e Meignan duke u bërë edhe lojtari më i ri që shënon në një evropian.
Katër minuta më vonë, një goditje e Olmos drejt portës bëri që Kounde të prekte topin por pa mundur që të shpëtojë golin që i dha avantazhin Spanjës.