Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Partizani’/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin për përjashtimin e trupës gjykuese


Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15.00.

Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë arrest në shtëpi vendosur ndaj të dyve. Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.

“Rrezimin e kerkeses se paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Perjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni, nga gjykimi i ceshtjes penale  nr. 61007-00371-00-2024, qe i perket rekursit kunder vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, te Gjykates se Posacme te Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar”.

Ky vendim ti njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Ky vendim është i formes se prerë.