Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë kryedaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi


Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Lumezi ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media.

‘Panorama Group’ dhe ‘Focus Media’ i shprehin ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për humbjen e njeriut të dashur.