Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një varr monumental i lashtë ilir në Parkun Arkeologjik të Amantias


Në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias një tjetër varr monumental është zbuluar nga arkeologët.

Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë.

Zbulimi është një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë.