Në 34 vitet e ekzistencës së PD-së si parti politike, kjo është protesta e 2-të që Berisha nuk arrin të marrë pjesë fizikisht, për shkak se ndodhet në arrest shtëpie, me vendim të GJKKO-së.
Ashtu si edhe më 20 shkurt, Berisha pritet tu drejtohet mbështetësve të opozitës me një fjalim përmes ekranit.
Protestës i është bashkuar edhe Presidenti i PL-së, Ilir Meta.