Vendosni fjalën kyçe....

Polici humb jetën ndërsa ndihmonte një qytetar, autoboti i ujit i bie sipër


Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 62 vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.