Një aksident ka ndodhur sot në Karaburun, Vlorë, ku një gomone me drejtues shtetasin F. T. ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”.
I dëmtuari ishte duke zbritur nga një anije turistike afër molit dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia Kufitare ka bllokuar mjetin lundrues dhe ka shoqëruar drejtuesin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.