Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të po nxitojnë drejt vrasjes së Trumpit” – Çfarë deklaronte një vit më parë gazetari i njohur

Tucker Carlson, personaliteti mediatik konservator, i cili u shkarkua nga Fox News në prill 2023, pretendonte në shtator 2023 se SHBA-të po “nxotinin drejt vrasjes së ish-presidentit Donald Trump”, shkruan NBC News.

Në një intervistë me komedianin dhe podkasterin Adam Carolla, Carlson iu kërkua të komentonte se çfarë “parashikon e ardhmja” për Trumpin, i cili po udhëhiqte fushatën për nominimin presidencial republikan për zgjedhjet e  5 nëntorit 2024.

“Nëse fillohet me kritika, atëherë shkohet në protestë, pastaj shkohet në fajësi, më pas në aktakuzë dhe asnjëra prej tyre nuk funksionon. Ç’pritet më tej? Vrite pak mendjen. Ne po shpejtojmë drejt vrasjes, padyshim. Ata kanë vendosur – Uashingtoni i përhershëm, të dyja palët kanë vendosur -s se ka diçka në lidhje me Trumpin që është kaq kërcënuese për ta, ata thjesht nuk mund ta lejojnë këtë”, tha Carlson në intervistën, e cila u postua në internet në gusht 2023.

Avokati i Carlson nuk dha koment për shkrimin e NBC.

Komentet eatëhershme të Carlson u morën nga personalitete të tjera mediatike të së djathtës, duke përfshirë teoricienin e konspiracionit Alex Jones dhe ish-prezantuesin e Fox Neës, Dan Bongino, i cili postoi përmbajtjen në Rumble, një platformë video në internet e njohur për pritjen e personaliteteve të së djathtës.

Episodi i podcast-it të Bongino asokohe titullohej “Speeding Towards Assassination?”

Në përshkrimin e episodit të publikuar në platformën Apple Podcasts, ai pohoi pa prova se “komploti për të hequr qafe Trumpin po shfaqte metastaza”.

Në qarqet e së djathtës, Trump është paraqitur prej kohësh si objektivi i një komploti të gjerë të orkestruar pjesërisht nga “shteti i thellë” i Uashingtonit si dhe nga establishmenti demokrat dhe mediat e lajmeve. Ish-presidenti e ka përqafuar këtë botëkuptim, duke iu referuar vetes si një “viktimë” dhe qendër e një “gjuetie shtrigash”.

Vërejtjet e Carlson erdhën një javë pasi ai kreu një intervistë me Trump që u ngarkua në X, shërbimi i mediave sociale i njohur më parë si Tëitter. Në atë intervistë, e cila u postua gjatë debatit të parë të zgjedhjeve presidenciale republikane, Carlson e pyeti Trumpin nëse ishte “i shqetësuar se ata do të përpiqen të të vrasin”.

“Pse nuk do përpiqen të të vrasin? Sinqerisht” – pyeti Carlson.

Në përgjigje, Trump tha: “Ata janë kafshë të egra. Ata janë njerëz të sëmurë.”

Trump u përball me një tentativë vrasjeje gjatë një tubimi të fushatës në Las Vegas në qershor 2016, një muaj para se të siguronte zyrtarisht nominimin presidencial të GOP në Konventën Kombëtare Republikane në Cleveland. Michael Sandford, një 20-vjeçar britanik, u përpoq të rrëmbejë armën e një oficeri policie në ngjarjen e fushatës dhe u tha autoriteteve se donte të vriste Trump.

Katër presidentë janë vrarë në detyrë dhe dy janë plagosur në atentate.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NBC News

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani