Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet një person


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Një automjet është përplasur me një kamion.

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në veturën që drejtohej nga një 36 vjeçare.

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin 29 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”-njofton policia.